IKRTK - INSTITUTI KOMBËTAR I REGJISTRIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

NJOFTIM PËR SHTYRJE APLIKIMI DERI 20.07.2017 PËR KONKURIM PËR VENDE PUNE: Përgjegjës Sektori pranë Sektorit të Inventarizimit, Katalogimit të Pasurive Kulturore & Botimeve

Mbështetur në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, në Urdhërin e Kryeministrit nr. 26, datë 25.01.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Qëndrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore”, dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (QKIPK) neni 5, “Proçedura e rekrutimit të punonjësve të rinj”,
Qëndra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore rishpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:
Përgjegjës Sektori pranë Sektorit të Inventarizimit, Katalogimit të Pasurive Kulturore & Botimeve
Të gjithë personat e interesuar mund te njihen me kërkesat e veçanta për konkurim përmes faqes zyrtare: www.qkipk.gov.al

QËLLIMI I PUNËS:
Krijimi dhe përditësimi i Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme, materiale dhe jomateriale për të gjithë kategoritë e poseduesve, përmes Rrjetit Informatik Kombëtar te Administrimit të Pasurive Kulturore dhe i Databazës Kombëtare të Pasurive Kulturore konform kuadrit ligjor në fuqi me qëllim identifikimin, dokumentimin e saktë shkencor, regjistrimin, katalogimin dhe promovimin e tyre. Regjistrimi dhe administrimi i Inventarit të Fondit Muzeor Kombëtar në bashkëpunim me institucionet që posedojnë objekte dhe fonde të trashëgimisë kulturore. Lëshimi i Pasaportës për Objektet e Pasurive Kulturore në pronësi publike dhe private. Monitorimi i lëvizjes dhe i pronësisë të objekteve të pasurive kulturore në pronësi publike dhe private. Vlerësimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, ne pronësi private, te luajtshme, qe dalin jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKANTËT:
Të jenë shtetas shqiptar.
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

KËRKESA TË VECANTA PËR KANDIDATIN:
Të ketë kryer arsimin e lartë (ciklin e plotë, sipas ligjit nr.9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”) në fushën e Arkeologjisë, Trashëgimisë Kulturore, Artit ose në fusha të tjera të ngjashme me to.
Të ketë experience pune dhe trajnimesh në fushën e Trashëgimisë Kulturore sipas përshkrimit të punës.
Përbëjnë avantazh çertifikime dhe përvoja trajnimi dhe pune e organizma ndërkombëtarë që operojnë në fushën e Trashëgimisë Kulturore.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të dokumentuar (ose të një gjuhe të Bashkimit Europian)
Përbëjnë avantazh çertifikime në TIK.
Të ketë aftësi të mira organizative, komunikimi dhe të punës në grup.
Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Aplikanti duhet të paraqesë brenda datës, 20.07.2017 ora 12.00 pranë Protokollit të QKIPK-së, në adresën: Rr “Aleksandër Moisiu” nr. 76 (tek ish Kinostudio), kati I 3-të, Tiranë këto dokumenta:
Kërkesë për aplikim dhe një letër motivimi;
Jetëshkrim i aplikantit (CV)
Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave (perfshire edhe diplomen bachelor); Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë te përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.
Fotokopje të librezës së punës;
Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit;
Vërtetim nga Institucioni që është larguar që nuk ka mase displinore ne fuqi.
Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Dokumentat duhet të jenë të noterizuara. Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).
Pas verifikimit paraprak të aplikimeve, në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore do të shpallet lista e konkurrentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet intervista.