NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Sektori

Sektori i inventarizimit, regjistrimit dhe katalogimit të pasurive kulturore

Kategoria e pagës III-3.

  1. Kushtet për konkurim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Duhet të ketë kryer arsimin e lartë, studimet e nivelit të parë/dytë (Master Shkencor) në degët, histori, arkeologji, trashëgimi kulturore, arte, arkitekturë, inxhinieri informatike apo elektronike, shkenca të edukimit, shkenca politike, shkenca shoqërore ose ne një degë të përafërt me to;
  2. Preferohet të jetë i specializuar (shoqëruar me certifikatë ose diplomë përkatëse) dhe me një eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet në profesion/administratë publike;
  3. Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të BE-së vërtetuar me certifikatën përkatëse;
  4. Të zotërojë mirë programet Microsoft Word, Excel, etj;
  5. Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

* Afati për dorëzimin e dokumentave pranë IKRTK është deri në datën 31.7.2024.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuritë mbi Ligjin 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike“.