Thirrje për listën e ekspertëve vlerësues të vlerave kulturore të pasurive të luajtshme

NJOFTIM

PËR

SHPREHJE INTERESI PËR EKSPERT VLERËSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kreut II “Verifikimi dhe deklarimi i interesit kulturor dhe regjistrimi i pasurisë kulturore”, nenit 59 të ligjit nr. 27/2018, datë 17.5.2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, Udhëzimit nr.665, datë 23.10.2023 “Për miratimin e kritereve dhe pranimin në listën e ekspertëve vlerësues të vlerave kulturore të pasurive të luajtshme, të paluajtshme dhe jomateriale”, Udhëzimit nr.666, datë 23.10.2023 “Për mënyrën e funksionimit të Komisioneve Keshillimore për vlerësimin dhe identifikimin e vlerave kulturore në pasuritë e luajtshme, të paluajtshme dhe jomateriale” dhe Udhëzimit nr. 273, datë 9.5.2024“Për kriteret dhe mënyrat e depozitimit të kërkesave për verifikim të interesit kulturor, dokumentacioni shoqërues i aplikimit, kriteret për marrjen e vendimit dhe metodologjinë e tarifave”, IKRTK fton të interesuarit për të shprehur interes për shpalljen në vijim:

EKSPERT VLERËRSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME

Objekt i kësaj thirrje është përzgjedhja e ekspertëve vlerësues të fushës së trashëgimisë kulturore për identifikimin dhe vlerësimin e vlerave kulturore të pasurive të luajtshme, verifikimin e interesit të tyre kulturor nga Komisioni i Vlerësimit të Objekteve të Trashëgimisë Kulturore, me qëllim regjistrimin e tyre si pasuri kulturore pranë IKRTK.

  • PROCEDURA E APLIKIMIT

Kandidatët e interesuar duhet të depozitojnë në rrugë elektronike në adresën e emailit info@ikrtk.gov.al, të shoqëruar edhe në rrugë postare dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  1. Shprehjen e interesit me shkrim;
  2. Jetëshkrimin e përditësuar;
  3. Kopje të dokumentit të identifikimit;
  4. Kopje të diplomës, që vërteton përfundimin e ciklit të dytë të studimeve universitare për fushën përkatëse, ose diplomë të njehsuar me të;
  5. Kopje të librezës së punës ose vërtetim që aplikanti ka plotësuar detyrimet fiskale dhe ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuar nga administrata tatimore për tre muajt e fundit;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • VENDNDODHJA DHE KOHËZGJATJA E DETYRËS

Data e fillimit: Pas nënshkrimit të kontratës

Kohëzgjatja: 5 vjet

Vendndodhja: Tiranë,Shqipëri

  • KRITERET PËR EKSPERTIN

Çdo kandidat duhet:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional”, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  3. Të ketë përvojë pune në profesionin e ekpertizës për pasuri të luajtshme të paktën 5 vite;
  4. Të ketë përgatitje të lartë profesionale;
  5. Të mos jetë i dënuar më pare për kryerjen e një vepre penale që lidhet me profesionin;
  6. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (në fushat përkatëse).
  • ARSIMI DHE KUALIFIKIMI

Aplikanti, i cili kërkon të përfshihet në listën e ekspertëve pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) për vlerësimin dhe identifikimin e vlerave kulturore në pasuritë e luajtshme, duhet të plotësojë kriteret specifike si më poshtë:

  1. a) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” në arkeologji, trashëgimi kulturore, etnografi, art pamor, numizmatikë, filateli, bukinizm ose në një fushë tjetër te ngjashme;
  2. b) Të ketë ushtruar aktivitet të paktën për një periudhë 5 (pesë) vjeçare si: galerist, ekspert vlerësimi, koleksionist në fusha të ndryshme të lidhura me trashëgiminë kulturore;
  3. c) Të ketë të dokumentuar përmes certifikatave përkatëse të lëshuara brenda ose jashtë vendit, ekperiencën lidhur me fushën e veprimtarisë për të cilën aplikon si ekspert;
  4. d) Në rastet kur ka përfunduar studimet universitare në një fushë tjetër nga sa përmendet në germën (a), dhe/ose të ketë referenca nga organizata jofitimprurëse apo grupe interesi në fushën e kërkuar, dhe/ose të ketë eksperiencë të provuar në fushën e ekspertizës së propozuar prej të paktën 10 (dhjetë) vitesh.
  • PAGESA

Pagesa për këtë detyrë përcaktohet në përputhje me VKM nr.656, datë 31.10.2018 “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të Anëtarëve të Këshillave, Bordeve ose Komisioneve të Përhershme të njësive të qeverisjes qendrore” i ndryshuar.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në rrugë elektronike në adresën e emailit info@ikrtk.gov.al, të shoqëruar edhe në rrugë postare me mbishkrimin në zarf: “Aplikim për: EKSPERT VLERËSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME”, brenda datës 10.07.2024, ora 16:30, në adresën: Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr.76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, kati 3-të Tiranë, Shqipëri.

Kandidatët që do të përzgjidhen do të kontaktohen për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Kandidatët jo fitues që nuk kualifikohen, do të njoftohen me shkrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *