NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Sektori

Sektori i inventarizimit, regjistrimit dhe katalogimit të pasurive kulturore

Kategoria e pagës III-3.

  1. Kushtet për konkurim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Duhet të ketë kryer arsimin e lartë, studimet e nivelit të parë/dytë (Master Shkencor) në degët, histori, arkeologji, trashëgimi kulturore, arte, arkitekturë, inxhinieri informatike apo elektronike, shkenca të edukimit, shkenca politike, shkenca shoqërore ose ne një degë të përafërt me to;
  2. Preferohet të jetë i specializuar (shoqëruar me certifikatë ose diplomë përkatëse) dhe me një eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet në profesion/administratë publike;
  3. Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të BE-së vërtetuar me certifikatën përkatëse;
  4. Të zotërojë mirë programet Microsoft Word, Excel, etj;
  5. Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

* Afati për dorëzimin e dokumentave pranë IKRTK është deri në datën 31.7.2024.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuritë mbi Ligjin 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike“.

 

 

NJOFTIM PËR ZGJATJEN E AFATIT PËR SHPREHJE INTERESI PËR EKSPERT VLERËSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME

NJOFTIM

PËR ZGJATJEN E AFATIT PËR SHPREHJE INTERESI PËR EKSPERT VLERËSUES TË VLERAVE KULTURORE,TË PASURIVE TË LUAJTSHME

Në vijim të njoftimit nga IKRTK për shprehje interesi për ekspert vlerësues të vlerave kulturore të pasurive të luajtshme, për shkak të numrit të aplikimeve të regjistruara, fushës së kërkuar, me qëllim ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Objekteve të Trashëgimisë Kulturore, vendoset zgjatja e afatit të dorëzimit të dokumentave përkatëse brenda datës 31.7.2024, ora 16:30, në adresën: Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr.76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, kati 3-të Tiranë, Shqipëri.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në rrugë elektronike në adresën e emailit info@ikrtk.gov.al  të shoqëruar edhe në rrugë postare me mbishkrimin në zarf: “Aplikim për: EKSPERT VLERËSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME”

Kandidatët që do të përzgjidhen do të kontaktohen për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Kandidatët jo fitues që nuk kualifikohen do të njoftohen me shkrim.

Thirrje për listën e ekspertëve vlerësues të vlerave kulturore të pasurive të luajtshme

NJOFTIM

PËR

SHPREHJE INTERESI PËR EKSPERT VLERËSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kreut II “Verifikimi dhe deklarimi i interesit kulturor dhe regjistrimi i pasurisë kulturore”, nenit 59 të ligjit nr. 27/2018, datë 17.5.2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, Udhëzimit nr.665, datë 23.10.2023 “Për miratimin e kritereve dhe pranimin në listën e ekspertëve vlerësues të vlerave kulturore të pasurive të luajtshme, të paluajtshme dhe jomateriale”, Udhëzimit nr.666, datë 23.10.2023 “Për mënyrën e funksionimit të Komisioneve Keshillimore për vlerësimin dhe identifikimin e vlerave kulturore në pasuritë e luajtshme, të paluajtshme dhe jomateriale” dhe Udhëzimit nr. 273, datë 9.5.2024“Për kriteret dhe mënyrat e depozitimit të kërkesave për verifikim të interesit kulturor, dokumentacioni shoqërues i aplikimit, kriteret për marrjen e vendimit dhe metodologjinë e tarifave”, IKRTK fton të interesuarit për të shprehur interes për shpalljen në vijim:

EKSPERT VLERËRSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME

Objekt i kësaj thirrje është përzgjedhja e ekspertëve vlerësues të fushës së trashëgimisë kulturore për identifikimin dhe vlerësimin e vlerave kulturore të pasurive të luajtshme, verifikimin e interesit të tyre kulturor nga Komisioni i Vlerësimit të Objekteve të Trashëgimisë Kulturore, me qëllim regjistrimin e tyre si pasuri kulturore pranë IKRTK.

  • PROCEDURA E APLIKIMIT

Kandidatët e interesuar duhet të depozitojnë në rrugë elektronike në adresën e emailit info@ikrtk.gov.al, të shoqëruar edhe në rrugë postare dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  1. Shprehjen e interesit me shkrim;
  2. Jetëshkrimin e përditësuar;
  3. Kopje të dokumentit të identifikimit;
  4. Kopje të diplomës, që vërteton përfundimin e ciklit të dytë të studimeve universitare për fushën përkatëse, ose diplomë të njehsuar me të;
  5. Kopje të librezës së punës ose vërtetim që aplikanti ka plotësuar detyrimet fiskale dhe ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuar nga administrata tatimore për tre muajt e fundit;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • VENDNDODHJA DHE KOHËZGJATJA E DETYRËS

Data e fillimit: Pas nënshkrimit të kontratës

Kohëzgjatja: 5 vjet

Vendndodhja: Tiranë,Shqipëri

  • KRITERET PËR EKSPERTIN

Çdo kandidat duhet:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional”, edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  3. Të ketë përvojë pune në profesionin e ekpertizës për pasuri të luajtshme të paktën 5 vite;
  4. Të ketë përgatitje të lartë profesionale;
  5. Të mos jetë i dënuar më pare për kryerjen e një vepre penale që lidhet me profesionin;
  6. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (në fushat përkatëse).
  • ARSIMI DHE KUALIFIKIMI

Aplikanti, i cili kërkon të përfshihet në listën e ekspertëve pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) për vlerësimin dhe identifikimin e vlerave kulturore në pasuritë e luajtshme, duhet të plotësojë kriteret specifike si më poshtë:

  1. a) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” në arkeologji, trashëgimi kulturore, etnografi, art pamor, numizmatikë, filateli, bukinizm ose në një fushë tjetër te ngjashme;
  2. b) Të ketë ushtruar aktivitet të paktën për një periudhë 5 (pesë) vjeçare si: galerist, ekspert vlerësimi, koleksionist në fusha të ndryshme të lidhura me trashëgiminë kulturore;
  3. c) Të ketë të dokumentuar përmes certifikatave përkatëse të lëshuara brenda ose jashtë vendit, ekperiencën lidhur me fushën e veprimtarisë për të cilën aplikon si ekspert;
  4. d) Në rastet kur ka përfunduar studimet universitare në një fushë tjetër nga sa përmendet në germën (a), dhe/ose të ketë referenca nga organizata jofitimprurëse apo grupe interesi në fushën e kërkuar, dhe/ose të ketë eksperiencë të provuar në fushën e ekspertizës së propozuar prej të paktën 10 (dhjetë) vitesh.
  • PAGESA

Pagesa për këtë detyrë përcaktohet në përputhje me VKM nr.656, datë 31.10.2018 “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të Anëtarëve të Këshillave, Bordeve ose Komisioneve të Përhershme të njësive të qeverisjes qendrore” i ndryshuar.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në rrugë elektronike në adresën e emailit info@ikrtk.gov.al, të shoqëruar edhe në rrugë postare me mbishkrimin në zarf: “Aplikim për: EKSPERT VLERËSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME”, brenda datës 10.07.2024, ora 16:30, në adresën: Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr.76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, kati 3-të Tiranë, Shqipëri.

Kandidatët që do të përzgjidhen do të kontaktohen për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Kandidatët jo fitues që nuk kualifikohen, do të njoftohen me shkrim.

Marrëveshje  Bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe  Prokurorinë e Përgjithshme

Marrëveshje  Bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe  Prokurorinë e Përgjithshme

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe  Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri “Për ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara pjesë e trashëgimisë kulturore”. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje synohet:

  • Koordinimi, monitorimi dhe bashkëpunimi në gjurmimin, kapjen, sekuestrimin, ruajtjen dhe ruajtjen e specializuar të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe/ose konfiskimin e tyre të dyshuar për vjedhje ose trafikim të kryer nga persona fizikë dhe/ ose persona juridikë.
  • Nga detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet e mësipërme, IKRTK është institucioni përgjegjës që do të administrojë dhe ruaj objektet e dyshuara si trashëgimi kulturore të sekuestruara nga operacione të ndryshme të policisë së shtetit.

Marrëveshja IKRTK – UART

Ditën e martë datë 08.10.2019, në kuadër të Paktit me Universitetin iu dha finalizim Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Arteve dhe Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Kjo Marrëveshje ka për qëllim krijimin e një bashkëpunimi institucional ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Arteve dhe Institutit Kombëtar të Regjitrimit të Trashëgimisë Kulturore, me synim zbatimin sa më të suksesshëm të “Paktit për Universitetin”.

Marrëveshja parashikon kryerjen e praktikave për studentët e UART, angazhimin e tyre në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të IKRTK-së, angazhimin në asistimin e inspektimeve të kryera nga IKRTK në terren, përfshirjen e studentëve në komunikimin mes palëve për fillimin e procedurave të inventarizimit, digjitalizimit apo regjistrimit në Bazën e të Dhënave Shtetërore etj.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Fakultetit të Arteve të Bukura në prani të Ministrit së Kulturës Znj. Elva Margariti, Rektorit të Universitetit të Arteve Prof. Kastriot Çaushi dhe Drejtorit së Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Znj. Silva Breshani.