NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Instituti Kombëtar i Regjistrimit te Trashëgimisë Kulturore, Rr: “Aleksandër Moisiu” Nr. 76 ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë shpall 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Përgjegjës Sektori
Sektori i digjitalizimit të pasurive kulturore
Kategoria e pagës III-3
- Kushtet për konkurim dhe kriteret e veçanta:
1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit të dytë në degët, arkeologji, trashëgimi kulturore, arte të bukura ose në një degë të përafërt me to. Edhe diploma e nivelit të parë duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të kenë të paktën 2 vit përvojë pune në profesion/administratë publike;
- Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj të BE-së vërtetuar me çertifikatën përkatëse;
- Të zotërojnë mirë programet Microsoft Word, Excel, etj;
- Të kenë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim për pagimin e Kontributeve Shoqërore dhe Shendetësore;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
* Afati për dorëzimin e dokumentave pranë IKRTK është deri në datën 2.10.2026.
- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i ndryshuar;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Njohuritë mbi ligjin 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike“.
- Njohuritë mbi ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
- Njohuritë mbi VKM nr. 432, datë 26.06.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore”;
- Njohuritë mbi VKM nr. 278, datë 16.5.2018 “Për krijimin e bazës të të dhënave shtetërore “Regjistri kombëtar i pasurive kulturore (RKPK)””.
