AKTIVITETE

AKTIVITETE GJATË VITIT 2025

  • Në kuadër të projektitLufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore në Ballkanin Perëndimor”, në datat 16-17 janar 2025 u zhvillua aktiviteti mbi këtë temë. Gjatë këtij aktiviteti, u adresuan sfidat e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore, përmes një tranimi të specializuar nga profesionistë nga sektori gjyqësor, prokuroria dhe përfaqësues nga institucione të specializuara të trashëgimisë kulturore.

AKTIVITETE GJATË VITIT 2024

  • Në datën 14 Nëntor 2024, ditë e propozuar nga UNESCO, që shënon ditën ndërkombëtare kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore, IKRTK zhvilloi aktivitetin me titull “Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Paligjshëm të Pasurive Kulturore”. Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut/grupeve të interesit mbi rëndësinë që ka lufta kundër trafikimit të pasurive kulturore dhe dëmet që pësojnë objektet nga ndërhyrjet e paligjshme kur trafikohen. Këto informacione u vendosën në dispozicion të pranishmëve duke ofruar shembuj konkret të mënyrave dhe llojeve të dëmtimit që pësojnë objektet, ndërhyrje të cilat cënojnë autenticitetin e tyre.

  

  • Në kuadër të projektitLufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore në Ballkanin Perëndimor”, në datat 21-25 tetor 2024 u zhvillua aktiviteti mbi këtë temë. Qëllimi i projektit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe forcimit të kapaciteteve në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore për një gamë të gjerë aktorësh të ndryshëm në Shqipëri, duke përfshirë partnerë kryesorë institucionalë dhe zyrtarë individualë nga Ministritë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencitë Doganore, si dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore. Vëmendje e veçantë gjatë zhvillimit të projektit i’u kushtua zbatimit të Konventës së vitit 1970 “Mbi Mjetet e Ndalimit të Importit, Eksportit dhe Transferimit të Paligjshëm të Pronës Kulturore”, Konventës së UNIDROIT të vitit 1995 “Për objektet kulturore të vjedhura ose të eksportuara në mënyrë të paligjshme dhe standardeve të tjera ndërkombëtare përkatëse”.

  • Pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit funksionon Njësia Kombëtare për Digjitalizimin e Trashëgimisë Kulturore, e cila shërben për digjitalizimin e objekteve pasuri kulturore. IKRTK ka kryer procesin e digjitalizimit për një pjesë të objekteve të cilat janë sekuestruar nga operacionet e ndryshme policore. Nëpërmjet implementimi i teknologjisë së avancuar, të metodave RTI dhe 3D, ofrohet mundësia jo vetëm për një dokumentim më të mirë të objekteve, por dhe në identifikimin e elementeve, detajeve të fshehura apo prejardhjes së tyre.

  • Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) përmes “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”, i ofron mundësi të gjithë të rinjve, të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve “Bachelor” në fushat Arkeologji/Trashëgimi Kulturore/Histori/Arkivistikë, për të zhvilluar praktikën tre mujore të punës. Kjo praktikë ka si qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale dhe akademike.

AKTIVITETE GJATË VITIT 2023

  • Në kuadër të projektit “Support to the Ministry of Culture to advance the approximation of the national legal framework on Cultural Heritage with EU Aquis” u zhvillua vizita studimore nga data 11- 14 prill, në Romë në zyrat e “Komandës se Karabinierëve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore – Carabinieri T.P.C ” si dhe në Zyrën e Eksportit të Antikave dhe Veprave të Artit”. Në takim morrën pjesë specialistë nga Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Policia e Shtetit.

  • Në datën 15 dhjetor 2023, u finalizua me sukses rikthimi i 20 ikonave që u përkisnin kishave dhe manastireve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Ikonat u sekuestruan nga Policia e Shtetit në vitin 2013. 20 ikonat e rikthyera në vendin e origjinës, falë zbatimit të konventës së UNESCO së vitit 1970 “Mjetet e Ndalimit dhe Parandalimit të Importit, Eksportit dhe Transferimit të Paligjshëm të Pronësisë së Pasurisë Kulturore”, shërbyejnë si rasti i parë i bashkëpunimit midis dy shteteve palë.

AKTIVITETE GJATË VITIT 2022

  • Në datat 28 & 29 shtator u zhvillua workshopi me temë “Workshop on EU legislation on the export and import of cultural goods and presentation of the main findings and recommendations of the Gap Report on alignment of Albanian legislation with the EU Acquis“. Të pranishëm ishin përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kulturës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Policia e Shtetit.

  • Në datën 08.07.2022, u organizua projekti i financuar nga BE “Support to the Ministry of Culture to advance the approximation of the national legal framework on Cultural Heritage with EU Aquis“. Komponenti kryesor i projektit ishte përshtatja e legjislacionit aktual shqiptar në përputhje me Bashkimin Europian në fushën e identifikimit dhe mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, tregtimit, importit dhe eksportit të Pasurive Kulturore.

  • Në vitin 2022, në kuadër të Programit të Lidershipit Kombëtar “Combatting trafficking of cultural property”, u krye trajnimi në Georgetown University, me pjesëmarrës nga Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Policia e Shtetit, Departamenti Amerikan i Shtetit. Trajnimi u krye nga prof. Lynn Ross lidhur me ekspertizën e saj mbi antitrafikun e pasurive kulturore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.