PËR ZGJATJEN E AFATIT PËR
SHPREHJE INTERESI PËR EKSPERT VLERËSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME
Në vijim të njoftimit nga IKRTK për shprehje interesi për ekspert vlerësues të vlerave kulturore të pasurive të luajtshme, për shkak të numrit të aplikimeve të regjistruara, fushës së kërkuar, me qëllim ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Objekteve të Trashëgimisë Kulturore, vendoset zgjatja e afatit të dorëzimit të dokumentave përkatëse brenda datës 21.08.2024, ora 16:30, në adresën: Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr.76, ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, kati 3-të Tiranë, Shqipëri.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në rrugë elektronike në adresën e emailit info@ikrtk.gov.al të shoqëruar edhe në rrugë postare me mbishkrimin në zarf: “Aplikim për: EKSPERT VLERËSUES TË VLERAVE KULTURORE, TË PASURIVE TË LUAJTSHME”
Kandidatët që do të përzgjidhen do të kontaktohen për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Kandidatët jo fitues që nuk kualifikohen do të njoftohen me shkrim.