NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Instituti Kombëtar i Regjistrimit te Trashëgimisë Kulturore, Rr: “Aleksandër Moisiu” Nr. 76 ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë shpall 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist

Sektori i zyrave rajonale të regjistrimit, eksportit dhe antitrafikut të pasurive kulturore

Kategoria e pagës IV-3

1. Kushtet për konkurim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon:

a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
d) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
e) Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
f) Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
g) Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojnë diplomë të nivelit të dytë në degët, histori, arkeologji, trashëgimi kulturore, ose në një degë të përafërt me to. Edhe diploma e nivelit të parë duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b) Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion/administratë publike;
c) Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj të BE-së vërtetuar me çertifikatën përkatëse;
d) Të zotërojnë mirë programet Microsoft Word, Excel, etj;
e) Të kenë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.

1.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a) Jetëshkrim (CV);
b) Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d) Vërtetim për pagimin e Kontributeve Shoqërore dhe Shendetësore;
e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
h) Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

* Afati për dorëzimin e dokumentave pranë IKRTK është deri në datën 20.5.2026.

1.3 Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

– Njohuritë mbi Ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
– Njohuritë mbi VKM nr. 432, datë 26.06.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore”;
– Njohuritë mbi VKM nr. 583, datë 6.10.2021 “Për përcaktimin e procedurave dhe mënyrave të administrimit të bazës të të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura”.