NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Instituti Kombëtar i Regjistrimit te Trashëgimisë Kulturore, Rr: “Aleksandër Moisiu” Nr. 76 ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë shpall 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist  2 (dy) vende

Sektori i digjitalizimit të pasurive kulturore

Kategoria e pagës IV-3 

  1. Kushtet për konkurim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit të dytë në degët, arkeologji, trashëgimi kulturore, arte të bukura ose në një degë të përafërt me to. Edhe diploma e nivelit të parë duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion/administratë publike;
  3. Të zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj të BE-së vërtetuar me çertifikatën përkatëse;
  4. Të zotërojnë mirë programet Microsoft Word, Excel, etj;
  5. Të kenë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Vërtetim për pagimin e Kontributeve Shoqërore dhe Shendetësore;
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

* Afati për dorëzimin e dokumentave pranë IKRTK është deri në datën 2.10.2026.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuritë mbi ligjin 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike“.
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi VKM nr. 432, datë 26.06.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore”;
  • Njohuritë mbi VKM nr. 278, datë 16.5.2018 “Për krijimin e bazës të të dhënave shtetërore “Regjistri kombëtar i pasurive kulturore (RKPK)””.