MISIONI

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) ka për mision krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore, në formë elektronike dhe të shkruar. IKRTK, në funksion të përmbushjes së misionit të vet, bashkëpunon me institucionet e shtetit shqiptar, organet e policisë, institucionet doganore si dhe institucionet ndërkombëtare në luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore.

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore ka për detyrë regjistrimin, katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin, promovimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare. IKRTK monitoron dhe koordinon punën me njësitë territoriale në fushën e pasurive kulturore.

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore u ofron shërbime organeve të administratës shtetërore qendrore, pushtetit vendor, institucioneve shkencore, kulturore apo fetare, personave fizikë dhe juridikë privatë për evidentimin, regjistrimin dhe katalogimin e pasurive kulturore.

IKRTK funksionon në bazë të përcaktimeve të ligjit 27/2018“Për Trashëgimine Kulturore dhe Muzetë”, dhe statutit të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.