Ditën e martë datë 08.10.2019, në kuadër të Paktit me Universitetin iu dha finalizim Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Arteve dhe Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.
Kjo Marrëveshje ka për qëllim krijimin e një bashkëpunimi institucional ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Arteve dhe Institutit Kombëtar të Regjitrimit të Trashëgimisë Kulturore, me synim zbatimin sa më të suksesshëm të “Paktit për Universitetin”.
Marrëveshja parashikon kryerjen e praktikave për studentët e UART, angazhimin e tyre në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të IKRTK-së, angazhimin në asistimin e inspektimeve të kryera nga IKRTK në terren, përfshirjen e studentëve në komunikimin mes palëve për fillimin e procedurave të inventarizimit, digjitalizimit apo regjistrimit në Bazën e të Dhënave Shtetërore etj.
Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Fakultetit të Arteve të Bukura në prani të Ministrit së Kulturës Znj. Elva Margariti, Rektorit të Universitetit të Arteve Prof. Kastriot Çaushi dhe Drejtorit së Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Znj. Silva Breshani.