IKRTK - INSTITUTI KOMBËTAR I REGJISTRIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Të nderuar,

Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, me qëllim që të MOS ndërpritet aktiviteti i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, ju lutemi që të evitoni ardhjet në ambientet e institucionit deri më datë 23 MARS 2020.

Për kryerjen e procedurave verifikim i interesit kulturor/ regjistrim / vlerësim lutemi plotësoni dokumentacionin e nevojshëm:

  1. Kërkesë (shkarko)
  2. Deklaratë për regjistrimin e objektit pasuri kulturore (shkarko)
  3. Formular aplikimi për verifikimin e interesit kulturor të pasurive kulturore të luajtshme (shkarko)
  4. Deklaratë Noteriale mbi Pronësinë.
  5. 2 foto me përmasa 6×9 cm të objektit (para dhe mbrapa)
  6. Mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë)

Dokumentacionin e plotësuar depozitojeni me e-mail në info@ikrtk.gov.al

Pas shqyrtimit të dokumentacionit do t’ju komunikohet për të tërhequr kartelën dhe vërtetimin.

 

Për çdo nevojë për sqarim, apo kërkesa për dokumentacion, lutemi të kontaktoni në

Numrin e Telefonit:

+355 69 40 60 095
+355 04 2 226 903

E-Mail
info@ikrtk.gov.al

Faleminderit për mirëkuptimin!