IKRTK - INSTITUTI KOMBËTAR I REGJISTRIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Përgjatë periudhës kohore Nëntor – Dhjetor 2021, është parashikuar marrja e masave për inspektimet në terren të institucioneve në varësi të Ministrisë së Kulturës, në kuadër të përditësimit dhe mirë administrimit të Bazës së të Dhënave Shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)”.

 

 

Aktivitete të kryera përgjatë vitit 2021:

 

Projekte:

IKRTK dhe Ministria e Kulturës, ka aplikuar dhe përfituar projektin nga IPA Kombëtare me titull “Ngritja e kapaciteteve të Administratës Publike Shqiptare në lëvizjen e lirë të mallrave dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore”, i cili ka për qëllim përafrimin e plotë të legjislacionit vendas me acquis e Bashkimit Evropian në fushën e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore, si dhe ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale dhe rritjen e ekspertizës të stafeve të administratës publike shqiptare përgjegjës për implementimin e procedurave për lëvizjen e lire të pasurive kulturore dhe luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore, në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian, Rregulloreve dhe legjislacionit vendas. Projekti po zbatohet në Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore përgjatë vitit 2019-2021.

 

Vendime Këshilli i Ministrave:

MIRATUAR, Vendim i Këshillit të Ministrave me Nr.199 datë 31.3.2021 “Për Përcaktimin e kushteve të posaçme të licencimit, dokumenteve shoqëruese, procedurave për shqyrtimin ose revokimin e licencës, tarifat e aplikimit dhe kuotizacionin vjetor të licencave për veprimtari tregtare të pasurive kulturore”.

MIRATUAR, Vendim i Këshillit të Ministrave me Nr. 583 datë 6.10.2021 “Për Përcaktimin e procedurave dhe mënyrave të administrimit të bazës së të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura”.

 

Trajnime:

MK dhe IKRTK pjesëmarrëse në trajnimin e zhvilluar me titull “Technical Training on the Law Enforcement on Prevention of  Illicit Trade of Cultural Heritage and the Fight Against Illicit Trafficking course held from 18-22 October 2021 in Tirana.

 

Strategji:

Aktualisht Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore në fushën e tij të përgjegjësisë dhe Ministria e Kulturës, janë pjesë e dy strategjive, si institucione kontribuese me objektivat e parashikuara në plan veprimin e këtyre strategjive :

  1. Strategjia Ndërsektoriale Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025 dhe planin e veprimit 2021-2022 miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1140 datë 24.12.2020, ku IKRTK dhe MK, referuar plan veprimit janë pjesë e objektivave si vijon:
  2. Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe Plani i Veprimit 2021 – 2027 (Strategji ndërsektoriale)