Të nderuar,
Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, me qëllim që të MOS ndërpritet aktiviteti i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, ju lutemi që të evitoni ardhjet në ambientet e institucionit deri më datë 23 MARS 2020.
Për kryerjen e procedurave verifikim i interesit kulturor/ regjistrim / vlerësim lutemi plotësoni dokumentacionin e nevojshëm:
- Kërkesë (shkarko)
- Deklaratë për regjistrimin e objektit pasuri kulturore (shkarko)
- Formular aplikimi për verifikimin e interesit kulturor të pasurive kulturore të luajtshme (shkarko)
- Deklaratë Noteriale mbi Pronësinë.
- 2 foto me përmasa 6×9 cm të objektit (para dhe mbrapa)
- Mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë)
Dokumentacionin e plotësuar depozitojeni me e-mail në info@ikrtk.gov.al
Pas shqyrtimit të dokumentacionit do t’ju komunikohet për të tërhequr kartelën dhe vërtetimin.
Për çdo nevojë për sqarim, apo kërkesa për dokumentacion, lutemi të kontaktoni në
Numrin e Telefonit:
+355 69 40 60 095
+355 04 2 226 903
E-Mail
info@ikrtk.gov.al
Faleminderit për mirëkuptimin!