IKRTK - INSTITUTI KOMBËTAR I REGJISTRIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Njoftim për konkurrim për vend pune: Specialist (Jurist)-Sektori i Shërbimeve Mbështetëse

 

Në zbatim të dispozitave të Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të Urdhrit nr. 136, datë 21.10.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore”, si dhe të   Rregullores se Brendshme te Institucionit miratuar me  Urdhër Ministri Nr. 65  datë 11.2.2021, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore njofton shpalljen për konkurrimin  e vendit  të lire të punës në pozicionin: Specialist (Jurist), ne Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse,
Të gjithë personat e interesuar mund te njihen me kërkesat e veçanta për konkurrim përmes faqes zyrtare: www.ikrtk.gov.al

 

QËLLIMI I PUNËS:

 

  1. Kontribuon në përditësimin e akteve ligjore dhe nënligjore për trashëgiminë kulturore në fuqi,
  2. Përgatit dhe mban evidencën e akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit dhe të sektorit.
  3. Mban kontakte të vazhdueshme me Sektorët dhe me Drejtorin;
  4. Bashkëpunon me strukturat e tjera të institucionit për detyrat e përbashkëta që cakton Drejtori i IKRTK-së.
  5. Vlerëson, sipas kërkesave, bazën ligjore të dokumenteve apo akteve administrative që miratohen nga Drejtori.
  6. Mban të informuar dhe këshillon stafin e IKRTK-së me aktet e reja ligjore dhe nënligjore që publikohen, sipas fushave të tyre të veprimtarisë.
  7. Bën propozime për ndryshime në aktet ligjore apo nënligjore mbi të cilat mbështetet veprimtaria institucionale, me qellim përmirësimin dhe plotësimin e tyre në varësi të problemeve të ndryshme që mund të hasen gjatë veprimtarisë institucionale, ose kur gjykon se ato bien ndesh me dispozitat ligjore në fuqi.
  8. Kontribuon në hartimin e rregulloreve të brendshme, të dokumentacionit administrativ të propozimeve  për regjistrimin e pasurive kulturore dhe administrimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)”, etj.
  9. Kontribuon në hartimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ose kontratave të ndryshme me palë IKRTK-në dhe institucioneve të tjera brenda dhe/ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  10. Siguron mbështetjen e plotë me bazën ligjore Drejtorit dhe punonjësve të IKRTK-së duke përdorur maksimalisht të gjitha burimet e të dhënave, për një zbatim sa më rigoroz dhe të saktë të legjislacionit.
  11. Propozon procedurën e duhur ligjore për çdo rast prokurimi të fondeve, si anëtar i Njësisë së Prokurimit, i caktuar me urdhër të Drejtorit. Përpilon dokumentacionin e plotë, duke respektuar afatet dhe procedurat e vendosura në Ligjin e Prokurimit, ndjek deri në fund shpalljen e fituesit, lidhjen e kontratës, arkivimin e procedurës dhe në raste ankimimi mbron interesat e IKRTK në organet kompetente deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, kur kjo detyrë i është caktuar me urdhër të titullarit.
  12. Harton dhe përpilon dokumentet e tenderit, dhe dorëzimin e këtyre sipas procedurave të përcaktuara në ligj, kur kjo detyrë i është caktuar me urdhër të titullarit.
  13. Jep ndihmë juridike, kur është e mundur, dhe shfaq mendime për probleme që u dalin punonjësve të institucionit për çështje të punës.
  14. Informon punonjësit e administratës për ndryshimet e herë pas hershme që pësojnë ligjet dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore.
  15. Ndjek ecurinë e çështjeve administrative dhe civile pranë organeve gjyqësore përkatëse, në të cilat është palë IKRTK, kur kjo detyrë i është caktuar me urdhër/autorizim të titullarit. Përgatit së bashku me punonjësit përkatës sipas fushës së çështjes, prapësimet dhe aktin e ankimimit, duke dhënë argumentet e duhur juridiko–administrativë për të mbrojtur interesat dhe vendimmarrjen e IKRTK.
  16. Jep mendime konkrete për çështje që kanë të bëjnë me fushën e punës së tij.
  17. Relaton për punën e kryer te Drejtori;
  18. Specialisti përgjigjet për performancën profesionale dhe etike përpara Drejtorit.
  19. Përgatit shkresa dhe korrespondenca të ndryshme, të cilat i adresohen nga Drejtori dhe kthen përgjigje.
  20. Jep mendim dhe asiston nga ana ligjore punonjësit e IKRTK-së në hartimin e dokumentacioneve apo shkresave zyrtare.
  21. Çdo detyrë tjetër të përcaktuar me ligj

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKANTËT:

 

  • Të jenë shtetas shqiptar.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

KËRKESA TË VEÇANTA PËR APLIKANTËT:

 

  • Duhet të ketë arsimin e lartë në Shkencat Juridike, studimet e nivelit të parë/dytë (Master Shkencor).
  • Preferohet të jetë i specializuar (shoqëruar me certifikatë ose diplomë përkatëse) dhe të ketë një eksperiencë pune në profesion/në administratën publike.
  • Duhet të  zotërojë të paktën një gjuhë të huaj,
  • Të zotërojë mirë programet Adobe, Microsoft Word, Excel, etj.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: KATEGORIA (III-b)

 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

 

Aplikanti duhet të paraqesë brenda datës, 30.07.2021 ora 12.00 pranë Protokollit të IKRTK-së, në adresën: Rr “Aleksandër Moisiu” nr. 76 (tek ish Kinostudio), kati I 3-të, Tiranë këto dokumenta:

 

  • Kërkesë për aplikim dhe një letër motivimi;
  • Jetëshkrim i aplikantit (CV)
  • Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave (perfshire edhe diplomen bachelor); Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë te përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja/kompjuterit;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
    (Dokumentat duhet të jenë të noterizuara. Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

Pas verifikimit paraprak të aplikimeve, në Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore do të shpallet lista e konkurrentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet intervista.