IKRTK - INSTITUTI KOMBËTAR I REGJISTRIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

INSTITUTI KOMBËTAR I REGJISTRIMIT TE TRASHËGIMISË KULTURORE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

Instituti Kombëtar i Regjistrimit te Trashëgimisë Kulturore, adresa Rruga “Aleksandër Moisiu” Nr. 76 ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë shpall 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

 

Specialist  Jurist Sektori i Shërbimeve Mbështetëse  – Kategoria e pagës IV-b.

* Afati për dorëzimin e dokumentave është datë  08.11.2021

 

  1. Kushtet për konkurim dhe kriteret e veçanta:

1.1 Kandidati duhet të plotësojë kushtet për konkurim si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Duhet të ketë arsimin e lartë në Shkencat Juridike, studimet e nivelit të parë/dytë (Master Shkencor).
  2. Preferohet të jetë i specializuar (shoqëruar me certifikatë ose diplomë përkatëse) dhe të ketë një eksperiencë pune në profesion , prej te pakten 5 (pese) vitesh në administratën publike.
  3. Duhet të  zotërojë të paktën një gjuhë të huaj,
  4. Të zotërojë mirë programet Adobe, Microsoft Word, Excel, etj.
  5. Të ketë aftësi të mira komunikimi individuale dhe në grup.

 

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuritë mbi Ligjin 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike“.