IKRTK - INSTITUTI KOMBËTAR I REGJISTRIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

QËNDRA KOMBËTARE E INVENTARIZIMIT TË PASURIVE KULTURORE

Njoftim për konkurim për vende pune: Specialist i Teknologjisë së Informacionit në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore

Mbështetur në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, në Urdhërin e Kryeministrit nr. 26, datë 25.01.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Qëndrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore”, dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (QKIPK) neni 5, “Proçedura e rekrutimit të punonjësve të rinj”,

Qëndra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

Specialist i Teknologjisë së Informacionit pranë Sektorit të Inventarizimit, Katalogimit të Pasurive Kulturore & Botimeve

PËRSHKRIMI I PUNËS:
Zhvillimi i sistemit të brendshëm të shkëmbimit elektronik të të dhënave, krijimi dhe administrimi i bazave të të dhënave. Krijimin e funksionaliteteve të ndryshme në bazat e të dhënave për mirëfunksionimin e tyre. Zhvillimi i sistemeve të reja kompjuterike. Mirëmbajtja e administrimi i rrjetit dhe i paisjeve kompjuterike të institucionit dhe përcaktimi i difekteve për ato paisje që kanë nevojë për shërbime më të specializuara. Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve kompjuterike hardware dhe software. Asistencë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme teknike për personelin e QKIPK. Dizenjimi dhe administrimi i faqes së web, hedhja e informacionit etj.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJNË APLIKANTËT:

Të jenë shtetas shqiptar.
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
KËRKESA TË VECANTA PËR KANDIDATIN:

Të ketë kryer arsimin e lartë (ciklin e plotë, sipas ligjit nr.9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”) për Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), ose në fusha të tjera të ngjashme me to.
Të ketë experience pune dhe trajnimesh në administrimin e sistemeve, infrastrukturës dhe aplikacioneve, sipas përshkrimit të punës.
Përbëjnë avantazh çertifikime në teknologjinë Microsoft. SQL Server, ORACLE apo ekuivalente me to.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të dokumentuar (ose të një gjuhe të Bashkimit Europian)
Të ketë aftësi të mira organizative, komunikimi dhe të punës në grup.
Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Aplikanti duhet të paraqesë brenda datës, 15.04.2017 ora 12.00 pranë Protokollit të QKIPK-së, në adresën: Rr “Aleksandër Moisiu” nr. 76 (tek ish Kinostudio), kati I 3-të, Tiranë këto dokumenta:

Kërkesë për aplikim dhe një letër motivimi;
Jetëshkrim i aplikantit (CV)
Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave të; Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë te përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit
Fotokopje të librezës së punës;
Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit;
Vërtetim nga Institucioni që është larguar që nuk ka mase displinore ne fuqi.
Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Dokumentat duhet të jenë të noterizuara. Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

Pas verifikimit paraprak të aplikimeve, në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore do të shpallet lista e konkurrentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet intervista.